Chelsea ka vulosur rikthimin në Champions League pas dy sezonesh mungesë, duke fituar me rezultat minimal 1:0 ndaj Nottingham Forest në xhiron e fundit të Premier League.
Me këtë triumf, skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca e ka përfunduar kampionatin në vendin e katërt, duke siguruar pjesëmarrjen në elitën e futbollit evropian për sezonin e ardhshëm.
Atmosfera në stadiumin “City Ground” ka qenë e zjarrtë, me të dyja skuadrat që e kërkonin Evropën. Forest kishte nevojë për një fitore për të shpresuar, ndërsa Chelsea kërkonte ta ruante pozicionin në top pesëshe.
Pjesa e parë ka kaluar pa shumë raste të rrezikshme, me Chelsea që ka dominuar në posedim, por pa konkretizim para portës.
Zhvillimi vendimtar ka ndodhur në minutat e para të pjesës së dytë, kur një gabim i Neco Williams është shfrytëzuar nga Pedro Neto, i cili ka asistuar për Levi Colwill. Mbrojtësi i Chelsea e ka dërguar topin në rrjetë dhe e ka vendosur fatin e ndeshjes.
Pavarësisht përpjekjeve të Nottingham Forest për ta përmbysur rezultatin, mbrojtja e Chelsea ka mbetur e palëkundur. Shansi më i mirë i vendasve ka ardhur në minutat e fundit kur Chris Wood ka pasur një rast pas një topi të gjatë nga portieri Sels, por gjuajtja e tij ka përfunduar jashtë.
Për trajnerin Enzo Maresca, ky është një fillim premtues në stolin e Chelsea, me një vend në Chmapions League dhe finalen e Conference League që e pret të mërkurën kundër Real Betis.
Ndërkohë, Nottingham Forest do të duhet të kënaqet me një vend në kualifikimet e Conference League./rtk



Të tjera
LDK publikon kandidatët për deputetë
Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor
Gjendet trupi i pajetë i gruas që u raportua e zh*dukur mbrëmë në Klinë