Një reagim ka ardhur nga Uashingtoni, pas një sulmi të madh rus në Kiev, që vrau të paktën 12 persona dhe plagosi dhjetëra gjatë natës.
I dërguari i Donald Trumpit për Ukrainën, Keith Kellogg, ka përdorur rrjetet sociale për të dënuar bombardimet e Moskës, shkruan skynews.
“Vrasja pa dallim e grave dhe fëmijëve gjatë natës në shtëpitë e tyre është një shkelje e qartë e Protokolleve të Paqes të Gjenevës të vitit 1977, të krijuara për të mbrojtur të pafajshmit”, shkroi ai.
“Këto sulme janë të turpshme. Ndaloni vrasjen. Armëpushim tani”, vazhdoi Kellogg.
Ndryshe, në sulmet e fundit të vdekur kanë mbetur tre fëmijë nga një familje – dy vëllezër dhe një motër.
Prindërit e tyre u plagosën rëndë nga sulmi dhe aktualisht po marrin trajtim spitalor./shenja



Të tjera
Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë
Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës
Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt