Sipas mjekëve dhe zyrtarëve të mbrojtjes civile, të paktën 24 palestinezë janë vrarë në dy sulme ajrore izraelite gjatë natës, duke përfshirë një sulm në një shkollë që strehon familjet e zhvendosura në Gaza qendrore.
Sulmi kishte në shënjestër shkollën Fahmi Al-Jargawi në qytetin e Gazës, e cila kishte strehuar qindra njerëz të zhvendosur që u larguan nga qyteti verior i Beit Lahia, aktualisht nën sulm intensiv ushtarak izraelit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Një zëdhënës i agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës, të drejtuar nga Hamasi, tha se 20 trupa, përfshirë ato të fëmijëve, u gjetën nga shkolla – shumë prej tyre u dogjën rëndë, pasi zjarret përfshinë dy klasa të kthyera në ambiente banimi.



Të tjera
Si ta zbuloni nëse keni probleme me gjëndrat tiroide
Nisni ditën me mollë për të qenë të shëndetshëm
Të vegjlit e kafshëve që ua marrin zemrën menjëherë