Kryeministri i Maltës, Robert Abela, deklaroi se vendi i tij do të njohë shtetin e Palestinës gjatë muajit të ardhshëm. Ky njoftim u bë gjatë një ngjarjeje politike ku Abela diskutoi për sfidat lokale dhe globale, duke vënë theksin te kriza humanitare në Gaza.
“Ne nuk mund të injorojmë këtë tragjedi njerëzore që përkeqësohet çdo ditë,” tha Abela, duke shtuar se njohja e Palestinës përbën një përgjegjësi morale për Maltën dhe se vendimi pritet të formalizohet më 20 qershor.
Ky veprim i Maltës vjen në një moment kur ndërkombëtarët po kërkojnë zgjidhje urgjente për konfliktin dhe situatën dramatike në Gaza./a2
The post Malta njeh Palestinën shtet appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë
Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës
Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt