Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar ashpër homologun e tij rus, Vladimir Putin, pas sulmeve të fundit të Moskës në Ukrainë.
Por sipas mediave të huaja, edhe pse zemërimi i tij ishte drejtuar kryesisht ndaj presidentit rus, Trump kishte kritika të ashpra edhe për Zelenskyn.
Ai “nuk po i bën asnjë nder vendit të tij duke folur në atë mënyrë”, shkroi Trump në Truth Social të dielën, raporton A2 CNN.
“Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme, nuk më pëlqen dhe më mirë të ndalet”, shtoi ai më tej.
Marrëdhënia midis udhëheqësve amerikanë dhe ukrainas ka qenë e trazuar që nga kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke kulmuar me një grindje para kamerave në Zyrën Ovale në shkurt.



Të tjera
Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë
Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës
Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt