I pandehuri i kërkon falje që e ka*nosi, ministri në dorëheqje Faton Peci nuk e pranon kërkimfaljen

I pandehuri i kërkon falje që e ka*nosi, ministri në dorëheqje Faton Peci nuk e pranon kërkimfaljen

Ka filluar seanca e shqyrtimit fillestar në Gjykatën e Prishtinës, lidhur me rastin e kanosjes së ministrit në dorëheqje, Faton Pecit.

I pandehuri Blerim Avdiu ka pranuar fajin dhe gjithashtu ka kërkuar falje ministrit në dorëheqje.

Megjithatë T7 raporton se ministri në dorqheqje nuk e ka pranuar kërkimfaljen.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 26 mars 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Blerim Avdiut, të cilin e ngarkon se më 2 mars 2025 me rastin e postimit të një fotografie në rrjetin social “Facebook” nga i dëmtuari Faton Peci- si ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural lidhur me aktivitetet e tij si ministër, Avdiu nga profili i tij në “Facebook” me dashje ka kanosur seriozisht të dëmtuarin, duke i dërguar mesazhe fyese dhe kanosëse.

“Si kryeminel ti q… edhe ata të vdekurit unë kam me të vra jo tjetër kush, kryeminel ti gjall e un gjall nuk kemi me jetu jo pot tham qat ditë se te mrri në ks asnjani nuk kena me kan ket jet o bir shkine o bir shkavi ta dish edhe vorrin e nanes, kryeminel mos harro me 28 maj jam në kufi veq me ardh me të vra ty kena me ardh dije mirë”, citohen në aktakuzë fjalët kërcunese të të akuzuarit drejtuar të dëmtuarit Peci.

Me çka, sipas Prokurorisë, i akuzuari Avdiu me këto fjalë ka shkaktuar te i dëmtuari Peci ndjenjën e frikës dhe ankthit për jetë.

Andaj, për këto veprime, Avdiu ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal.