Të premten në orët e mesditës, maturantë serbë të shkollave të mesme nga komunat veriore të Kosovës, defiluan nëpër sheshin “Car Lazar” të Mitrovicës së Veriut.
Gjatë këtij defileu u regjistrua një incident, të cilin pala serbe e paraqiti si sulm ndaj nxënësve serbë, duke pretenduar edhe në gjakosjen e një prej tyre.
Të dielën, përmes një konference për media, Policia e Kosovës e demantoi shtetin serb, duke theksuar se maturanti nuk kishte gjak në qafë, por ngjyrë, njofton Klankosova.tv.
Për ngjarjen ka folur edhe gazetari korrespondent Urall Boshnjaku, sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, i cili ka rrëfyer se provokimet kishin nisur me përdorimin e simbolit të tre gishtave simbolin e njohur nacionalist serb.



Të tjera
MBPZHR-ja njofton programin e pagesave për fermerët
Serbët e doʻgjën në lúftë, Kurti njofton marrëveshjen për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit
Përse duhet të flini në shpinë – përfitimet në shëndetin e lëkurës