Varshava ka ngritur në ajër avionët e saj dhe të aleatëve për të siguruar hapësirën ajrore të vendit gjatë sulmeve ruse në Ukrainën fqinje.
Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake, përmes një postimi në rrjetin social ‘X’.
“Kjo është nata e dytë radhazi shumë e ngarkuar për të gjithë sistemin e mbrojtjes ajrore në Poloni, për shkak të aktivitetit të ripërtërirë të aviacionit me rreze të gjatë veprimi të Federatës Ruse, që kryen sulme me raketa në objektet e vendosura në territorin e Ukrainës”, thuhet në një deklaratë të shkurtër të Komandës në rrjetin social ‘X’.
Vlen të përmendet se Komanda Operacionale lëshon rregullisht një deklaratë të tillë kur raketat ruse godasin Ukrainën perëndimore, shkruan A2CNN.Kujtojmë se sulmet ruse të së dielës në Ukrainë, ishin ndër sulmet më të ashpra të kryera gjatë kohëve të fundit nga Moska.



Të tjera
Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë
Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës
Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt