Protestat e studentëve dhe qytetarëve në Serbi vazhdojnë edhe këtë javë, me bllokime para institucioneve kyçe në disa qytete. Në Novi Sad, para ndërtesës së organeve gjyqësore, studentët dhe qytetarët vazhdojnë të kërkojnë lirimin e tre aktivistëve që ndodhen ende në paraburgim. Edhe pse kanë lejuar hyrjen e punonjësve në ndërtesë deri në orën 11:00, bllokada e pjesërishme vijon prej 12 ditësh, raporton N1.
Protestuesit kanë vendosur një gardh shtesë përballë atij të vendosur më parë nga “Parking servisi”, për të garantuar hyrje të sigurt për punonjësit.
Ndërkohë, në Nish, bllokimi i ndërtesës së Rektoratit ka hyrë në ditën e gjashtë, ndonëse fillimisht ishte planifikuar të zgjaste vetëm tre ditë. Studentët janë të zhgënjyer nga mungesa e përparimit në negociatat me rektorin dhe dekanët. Ata deklarojnë se kishin marrë një premtim për nënshkrimin e një platforme, por kjo nuk ka ndodhur ende. Komunikimi, sipas tyre, vazhdon të bëhet vetëm përmes telefonit, ndërsa sot nuk është paraqitur asnjë nga stafi në punë.
Studentët kanë nisur gjithashtu bllokimin fizik të Fakultetit të Teologjisë, duke zgjeruar kështu fushën e protestës në mbështetje të kërkesave të tyre politike dhe qytetare.g.e.
Të tjera
Dëshmia e James Rubin është përshkrimi më realist i periudhës së lu*ftës
Të rinjtë, çelësi për bashkëpunim dhe paqe në rajon
Iz*raeli nuk duket i interesuar për “negociata serioze për armëpushim” në Ga*za