Këshilli Kombëtar Shqiptar ka reaguar për mospranimin e asnjë shqiptari në radhët e policisë serbe.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook kreu i këtij Këshilli Enkel Rexhepi shprehet se “në listën e fundit të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, nga 43 kandidatë të pranuar në konkursin për policë, nuk është pranuar asnjë shqiptar në Preshevë dhe Bujanoc. Po ashtu edhe në Medvegjë nga 22 polic, asnjë shqiptar”.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, e ka cilësuar këtë si një sinjal alarmant dhe dëshmi të qartë të diskriminimit sistematik që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga institucionet shtetërore të Serbisë.
“Kjo situatë është një rikthim i qartë në vitin 2001, kur shqiptarët ishin tërësisht të përjashtuar nga strukturat shtetërore, përfshirë edhe policinë. Mospërfshirja e shqiptarëve nuk është vetëm padrejtësi, por shkelje e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe një rrezik i drejtpërdrejtë për bashkëjetesën”, thuhet në postimin e kryetarit Rexhepi
Të tjera
Dëshmia e James Rubin është përshkrimi më realist i periudhës së lu*ftës
Të rinjtë, çelësi për bashkëpunim dhe paqe në rajon
Iz*raeli nuk duket i interesuar për “negociata serioze për armëpushim” në Ga*za