Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Policia e Kosovës është një nga institucionet më përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse në vend, duke theksuar integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë në këtë institucion të rëndësishëm të sigurisë, përcjell KosovaPost.
Sipas Sveçlës, aktualisht 10% e trupës së Policisë së Kosovës përbëhet nga komunitetet, ndërsa më shumë se gjysma e tyre janë nga komuniteti serb. Ai theksoi se vetëm në tre proceset e fundit të rekrutimit të veçantë për komunitetet janë përfshirë 210 pjesëtarë të rinj nga komuniteti serb.
Në kontrast me këtë qasje integruese të institucioneve të Kosovës, Sveçla ngriti shqetësimin për diskriminimin sistematik që u bëhet shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga autoritetet serbe. Ai theksoi se në konkursin e fundit të policisë në Serbi, nga 43 policë të pranuar në Preshevë dhe Bujanoc, asnjëri nuk ishte shqiptar, ndërsa në Medvegjë, asnjë nga 22 policët aktualë nuk është shqiptar.
“Kjo dëshmon qasjen tonë për integrim e bashkëpunim me qytetarët e komunitetit serb që jeton në Kosovë, ndërsa Serbia çdo ditë e më shumë po shpërfaq qasjen e saj diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që në thelb ka spastrimin etnik të tyre”, deklaroi Sveçla.
Ai i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë: “Ky spastrim etnik që Serbia po ua bën në çdo formë shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës, duke ua shkelur çdo të drejtë elementare, duhet ndëshkuar e ndalur menjëherë”.
Postimi i plotë:
10% e totalit të Policisë së Kosovës janë nga radhët e komuniteteve dhe mbi 50% prej tyre janë nga radhët e komunitetit serb. Në 3 proceset e fundit, të veçanta për komunitetet, janë inkuadruar 210 pjesëtarë të rinj nga po ky komunitet.
Në konkursin e fundit të policisë në Serbi, nga 43 policë të pranuar në Preshevë dhe Bujanoc asnjëri nuk është shqiptar. E po ashtu nga 22 policë sa janë në Medvegjë, asnjëri prej tyre nuk është shqiptar.
Kjo dëshmon qasjen tonë për integrim e bashkëpunim me qytetarët e komunitetit serb që jeton në Kosovë ndërsa Serbia çdo ditë e më shumë po shpërfaq qasjen e saj diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që në thelb ka spastrimin etnik të tyre.
Ky spastrim etnik që Serbia po ua bën në çdo formë shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës, duke ua shkelur rrjedhimisht çdo të drejtë elementare të tyre, duhet ndëshkuar e ndalur menjëherë nga faktori ndërkombëtar.
Të tjera
Dëshmia e James Rubin është përshkrimi më realist i periudhës së lu*ftës
Të rinjtë, çelësi për bashkëpunim dhe paqe në rajon
Iz*raeli nuk duket i interesuar për “negociata serioze për armëpushim” në Ga*za