Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se është koha që NATO t’i hapë dyert për Republikën e Kosovës, përcjell KosovaPost.
Ajo ka ndarë fjalimin që ka mbajtur para Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dayton të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë këtij fjalimi, Osmani ka thënë se është koha që NATO t’i hapë dyert për Republikën e Kosovës.
Osmani tha se Kosova i beson NATO-s dhe angazhimit të palëkundur të kësaj Aleance për paqen.
“Në Kosovë ne besojmë në fuqinë e transparencës së kësaj Aleance, jo vetëm për fuqinë ushtarake, jo vetëm për arritjet strategjike por për angazhim i palëkundur për paqen”, tha Osmani,
Ajo ka përmendur se si fëmijët para luftës janë frikësuar të shkojnë në shkollë, ndërsa tani ata janë pjesë e universiteteve në botë, raporton RTKlive. Sipas saj Kosova është në këtë fazë falë NATO-s.
E para e vendit theksoi foli për solidaritetin. Osmani tha se lufta në Ukrainë na rikujton se paqja nuk është e garantuar.
Të tjera
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Industria turke e mbrojtjes “po shkruan histori”
“Ma mirë kërkoj falje Lumirit se do me hangër krytë…”, – Haxhi Avdyli publikon kër*cënimi që thotë se i erdhi nga një përkrahës i Abdixhikut