Në përvjetorin e 26-të të masakrës së familjes Kastrati, qytetarë, përfaqësues institucionalë dhe familjarë njoftohen të mblidhen të mërkurën në varrezat e qytetit të Pejës për të kryer homazhe në nderim të një prej familjeve që u bë simbol i sakrificës në luftën për liri, transmeton KosovaPost.
“Me rastin e 26 vjetorit, në nderim të jetës dhe veprës së sakrificës së një familje të tërë, të cilët u vranë mizorisht nga barbaria serbe me 28 Maj 1999, mbahen homazhe në varrezat e qyetit të Pejës me fillim prej orës 11:00 te mërkurën me 28.05.2025. Nderimi për familjen KASTRATI, që dhanë shumë për Kosovë, është nderimi për gjakun dhe sakrificën e tyre. Lavdi e përjetshme!
Qoftë i paharruar kujtimi! Përherë në zemrat tona! Krenarë me jetën dhe vepren e familjes KASTRATI”, vijon njoftimi.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë