Pavarësisht një “armëpushimi” në tetor, Izraeli vazhdon të sulmojë çdo ditë njerëz në Rripin e Gazës.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, spitalet në të gjithë Gazën kanë pranuar shtatë persona të vrarë nga ushtria, sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, duke cituar burime mjekësore.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor 2023 ka arritur në 72,608. Që nga shpallja e “armëpushimit” në tetor 2025, janë vrarë 828 persona, thanë zyrtarët shëndetësorë.
Këto shifra nuk përfshijnë mijëra viktima që mbeten të varrosura nën rrënoja. Ekipet e emergjencës kanë hasur vështirësi për të arritur te trupat për shkak të mungesës së pajisjeve thelbësore, përcjell A2CNN.



Të tjera
Incidenti në Magurë, Daut Haradinaj viziton veteranin Bekim Metajn
Rudolph rikonfirmon mbështetjen gjermane për sistemin e drejtësisë
Pacolli ndalon prerjen dhe zhvendosjen e drunjve pa leje