Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.
Në këtë mbledhje, ZRrE-ja ka marrë dy vendime që ka të bëj me liberalizimin e tregut të energjisë.
Bordi ka marrë vendim që t’i lëshohet licenca kompanisë VOLTKOS dhe t’i njihet licenca e AI EnergyX
“Në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme. Në këtë mbledhje, Bordi i ZRRE-së ka vendosur të lëshojë licencën për furnizim me energji elektrike për ndërmarrjen VOLTKOS S Sh.p.k., një hap ky që kontribuon drejtpërdrejt në zgjerimin e ofertës dhe rritjen e konkurrencës në tregun e furnizimit me energji elektrike në Kosovë”, thuhet në njoftim transmeton KosovaPost.
“Gjithashtu, sipas parimit të reciprocitetit, Bordi ka njohur licencën e ndërmarrjes AI EnergyX – Dega në Kosovë, duke i mundësuar kësaj kompanie që të veprojë në tregun vendor në përputhje me legjislacionin në fuqi”.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë