Vransira kalojnë më shpesh mbi vend ditën e mërkurë, por se nuk mungojnë intervale me diell. Pasdite më vonë aty këtu shfaqen dhe riga lokale shiu, më shumë përreth zonave malore. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 21C e 24C. Minimalet në mëngjes zbresin në 8C e 11C. Frynë erë veriperëndimore mesatare 5-10m/s.
Të reshura shiu kalojnë në vend ditën e enjtë me kalimin e frontit të ftohtë përgjatë rajonit, që dhe zbresin temperaturat deri në 15C. Ditën e premtë, vransirat fillojnë gradualisht të shpërndahen, e të reshura mund të paraqiten në formë rige lokale përreth zonave malore.
Në fundjavë më shumë diell e temperaturat ndjeshën në rritje deri në 24C e 26C të dielen. Minimalet deri të shtunën zbresin në 6C. Frynë kryesisht erë veriore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s, e të premtën me hove deri në 15m/s./Mendimi për motin



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë