Ministrat izraelitë thuhet se kanë paralajmëruar vendet evropiane se çdo njohje e njëanshme e shtetit palestinez mund ta shtyjë Izraelin të ndërmarrë masa të veta të njëanshme, përfshirë edhe aneksimin e mundshëm të pjesëve të Bregut Perëndimor, shkruan “The Times of Israel”.
Ministri izraelit për çështje strategjike, Ron Dermer, thuhet se i ka paralajmëruar personalisht ministrin e jashtëm francez Jean-Noël Barrot dhe ministrin e jashtëm britanik David Lammy, se Izraeli mund të reagojë ndaj njohjes së shtetit palestinez me aneksimin e Zonës C të Bregut Perëndimor dhe legalizimin e vendbanimeve të paligjshme, ka raportuar media izraelite “Haaretz”, duke cituar një diplomat të huaj të njohur me çështjen.
Në një raport të veçantë, “Israel Hayom” shkruan se ministri i jashtëm Gideon Sa’ar u ka përcjellë një mesazh të ngjashëm kolegëve të tij në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe vende të tjera, duke i paralajmëruar se veprimet kundër Izraelit do të hasin në kundërpërgjigje nga Izraeli, siç është zgjerimi i sovranitetit mbi vendbanimet në Bregun Perëndimor dhe pjesë të luginës së Jordanit.
“Veprimet e njëanshme kundër Izraelit do të marrin përgjigje me veprime të njëanshme nga Izraeli”, thuhet se ka deklaruar Sa’ar./Shenja



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë