Deputeti nga radhët e GUXO, Nezir Kraki, ka dalë hapur në mbrojtje të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, pas veprimeve të ndërmarra nga Prokuroria Speciale ndaj këtij institucioni. Në një reagim të ashpër në rrjetet sociale, Kraki ka akuzuar prokurorët dhe mediat për bashkëpunim me, siç i quan ai, “bandat politiko-mediatike”, përcjell KosovaPost.
“Ministri që i dinamizoi mbi 120 mijë fermerë, që riktheu shpresën në tokën pjellore të Kosovës, tash përndiqet nga ata që një kohë i hiqnin fletarrestet Radojçiqit dhe mundësuan edhe sulmin terrorist në veri,” shkruan Kraki.
Deputeti Kraki kritikon gjithashtu mënyrën se si mediat dhe prokuroria po trajtojnë çështjen, duke përmendur se në të kaluarën janë bërë shumë më tepër shkelje pa pasur asnjë ndërhyrje nga organet e drejtësisë.



Të tjera
Hoffenheim kërkon 50 milionë euro për Fisnik Asllanin
Më 28 dhjetor do ta bëjmë Albin Kurtin kryeministër për herë të tretë
7 karakteristikat e mashkulli ideal