Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian.
Kuqezinjtë do të përballen me Kroacinë në Hamburg derisa tanimë kanë nisur stërvitjet për këtë duel shumë të rëndësishëm.
Jasir Asani, si pasojë e goditjes që ka marrë në kavilje në rastin e golit të Barelës, ka ndjerë dhimbje dhe për të mos rrezikuar, stafi i përfaqësueses e ka lënë pushim sulmuesin anësor në stërvitjen e sotme e cila ishte vetëm altetike për të gjithë lojtarët që luajtën titullarë.
Gjendja e futbollistit do të vlerësohet në ditët në vijim, edhe pse raportohet se nuk është asgjë shqetësuese.



Të tjera
Si t’i mbroni sytë nga kompjuteri?
Sa kafe duhet të pinë në ditë personat që vuajnë nga tensioni i lartë
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet