Prodhuesi Shaqi Palushi nga kompania “Golden Eagle” ka folur për protestën e sotme të bizneseve, ku u bllokuan hyrjet e Prishtinës për dy orë.
Palushi tha se askush nga prodhuesit nuk do ta donte një situatë të tillë, por tha se situata aktuale i ka detyruar shumicën e kompanive që të protestojnë.
“Situata në të cilin ndodhemi na ka detyruar shumicën prej kompanive që të protestojmë sepse shihet se askush nuk është i gatshëm për daljen në treg, përvec KESCO-s, i cili duket se e ka mirëpritur këtë vendim”.
“Por, besoj se është momenti i fundit që të gjendet ndonjë zgjidhje pasi kompanitë kosovare janë aset kombëtar dhe pa këto kompani, Kosova do të ishte më e varfër. Përkatësisht vetëm këto 1 mijë e 300 kompani kontribuojnë në buxhet me rreth 50 për qind të vlerës totale dhe me mbi 150 mijë të punësuar”, tha Palushi.
“Ne e bartim barrën dhe të gjithë ne jemi shumë krenarë që na takon kjo barrë që të kontribuojmë në zhvillimin e vendit, por na ka zënë të papërgatitur, pasi nuk është zhvilluar asnjë takim me ZRRE-në”.
“Mendoj që vetëm ZRRE-ja e ka ditur se do të ketë një rritje të çmimit të rrymës kaq të lartë. Ne kemi pritur një rritje 20-30 për qind, por s’kemi pritur rritje prej 200 deri në 260 për qind. E kjo rritje mund t’i vë në rrezik shumë kompani”, tha ai.
Të tjera
Kryeparlamentari Basha mban konferencë për media
Murati thotë se deputetët sot kanë dy opsione të zgjedhjes mes Listës Serbe dhe Nenad Rashiqit
Luftën e UÇK-së e kam të shenjtë, distancohem nga të gjithë ata që kanë shkruar kundër kësaj vlere