Futbollisti shqiptar Ernest Muçi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së nga disa klube evropiane.
Klube të njohura nga Italia dhe Gjermania janë të interesuara për reprezentuesin e Shqipërisë.
Sipas medieve turke, Besiktas kërkon plot 10 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar.
Kjo shumë përkon me investimin që klubi turk bëri për transferimin e Muçit nga Legia e Varshavës, në shkurt të vitit 2024.
Muçi me Besiktas ka zhvilluar 54 ndeshje, ku ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 4 asistime, duke lënë gjurmë me paraqitjet e tij.
Ai me klubin turk ka kontratë deri në vitin 2027, ndaj Besiktas është në një pozitë të favorshme për të kërkuar maksimumin nga shitja e tij në këtë verë.



Të tjera
6 gjëra që duhet t’i mbani sekret, sipas kulturës orientale
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Rasti tr@gjik në Majac, një burrë i vd*ekur dhe dy gra të pl@gosura