Michael Fakhri, raportuesi special i OKB-së për të drejtën në ushqim, tha se ka arritur në këtë përfundim pasi njohja formale e një urie kërkon akses të lirë tek njerëzit në terren — por Izraeli po pengon ekspertët e pavarur që të vlerësojnë situatën në Gaza.
Fakhri theksoi se pyetja më e rëndësishme nuk është nëse uria ka filluar tashmë, por si të sigurohet që qeveria izraelite të lejojë menjëherë hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.
Duke përshkruar skemën e shpërndarjes së ushqimit të mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli që filloi këtë javë si një mjet kontrolli, Fakhri i tha Al Jazeera-s se Izraeli po përdor ndihmat “si kurth për të detyruar njerëzit” të largohen nga veriu dhe të futen në zona ushtarake.
“Kjo ka të bëjë me poshtërimin e njerëzve dhe kontrollin e popullsisë. Nuk ka asgjë të bëjë me ndalimin e urisë,” tha ai.
“Rreziku është që OKB-ja dhe organizatat ndërkombëtare humanitare po marginalizohen, dhe kjo mund të krijojë një precedent të rrezikshëm ku ndihmat do të militarizohen edhe në situata të tjera në të ardhmen.”
Të tjera
Nesër mbahet Konferenca Nacionale “Një komunitet pa varësi”, merr pjesë Kurti
I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar su*lmin
Shqipëria del e dyta pas fitores ndaj Letonisë dhe debaklit të Serbisë nga Anglia