Një javë deri të ndeshja e madhe mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Ndeshje e vlefshme e Grupit K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Në Serbi mbeten pa koment me atë çfarë po ngjan në Shqipëri.
Mediumi serb “Danas” ka shkruar se interesimi është i madh.
“Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, tha se interesimi i tifozëve është ‘i paparë’ për ndeshjen me Serbinë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, e cila luhet më 7 qershor në Tiranë.
Stadiumi Kombëtar ka një kapacitet prej 22,500 vendesh, një pjesë e tribunave do të mbyllet për shkak të një penalizimi nga UEFA, dhe 30 maji ishte dita e fundit për të paraqitur kërkesa për bileta”, shkruan më tej.



Të tjera
Real Madridi zyrtarisht prezanton Dumfries
“Faleminderit, Legjendë”, Agon Xhaka ndan rrugët me Malishevën
Protestuesit kërkojnë drejtësi sot para Gjykatës së Tiranës: Lironi çunat