Mbrëmjen e kësaj të premteje, sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, duket se është në një ndeshje shumë të rëndësishme. Në një “ndeshje” pa gola, por me pyetje nga kureshtarët e vegjël të “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.
Broja ka spikatur në fushën e gjelbër për driblimet me topin, shpirtin luftarak dhe atdhetarinë. Megjithatë, gazetarëve të “Piter Pan” nuk u ka shpëtuar detaji që e diferencon Brojën. Ai nuk ka lyer kurrë flokët dhe nuk ka asnjë tatuazh në trup.
Për këtë, Broja thotë se, pavarësisht se është lindur dhe rritur në Angli, ka respektuar traditat e origjinës së tij malësore. Asnjë prej pjesëtarëve të familjes së tij nuk ka “eksperimentuar” me flokët apo nuk ka tatuazhe. Broja ka ndjekur traditën familjare.
“Unë jam mësuar gjithmonë me tradita malësore.
Megjithatë, Broja para fëmijëve zotohet se, nëse Kombëtarja Shqiptare hyn në Botëror, ai do të lyejë flokët kuq e zi.
“Nëse shkojmë në Botëror, atëherë po i bëj flokët kështu, kuq e zi, gjysmë për gjysmë edhe fytyrën”, premton Broja.
Të tjera
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro
Kandidimi im është vlerësuar si garancë e fitores në Mitrovicë
Aktivisti konservator Charlie Kirk vr*itet në Utah, Trump konfirmon lajmin