Ylli 19-vjeçar i Paris Saint-Germain, Desire Doue, u shpall zyrtarisht Lojtari i Ndeshjes në finalen e Ligës së Kampionëve, pas fitores madhështore 5-0 ndaj Interit në Allianz Arena.
Sulmuesi francez ishte protagonist absolut, duke shënuar dy gola në minutat 20 dhe 63, si dhe duke asistuar në golin e parë të ndeshjes për Achraf Hakimin.
Para paraqitjes së tij brilante, PSG-ja nuk kishte fituar kurrë këtë trofe, ndaj kontributi i Doue ishte jetik për titullin e parë evropian në historinë e klubit.
“Ende po përpiqem të kuptoj se fituam Ligën e Kampionëve. Jam shumë krenar për këtë ekip dhe për atë që arritëm së bashku”, tha Doue.
Me këtë paraqitje të jashtëzakonshme në finale , Desire Doue jo vetëm që ndihmoi klubin të fitonte trofeun më të vlefshëm në Evropë, por edhe forcoi statusin e tij si një nga talentet më premtues në botë.



Të tjera
Real Madridi zyrtarisht prezanton Dumfries
“Faleminderit, Legjendë”, Agon Xhaka ndan rrugët me Malishevën
Protestuesit kërkojnë drejtësi sot para Gjykatës së Tiranës: Lironi çunat