Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes me Rusinë në Turqi gjatë të hënës.
Në një postim në X, Zelensky tha se Umerov do të udhëheq delegacionin në Stamboll.
Ai theksoi se ndër kërkesat e Ukrainës për takim, përfshin një armëpushim të plotë dhe pa kushte, lirim i të burgosurve dhe rikthimi i fëmijëve të rrëmbyer.
Gjithashtu bëri të ditur se çështjet kyçe mund të zgjidhen vetëm pas një takimi mes dy liderëve, Zelensky-Putin.
Raundi i parë i bisedimet në Stamboll kishte zgjatur të paktën dy orë, kurse në takim është diskutuar kryesisht për shkëmbim të burgosurish, por se kishin dështuar të arrijnë dakordim për armëpushim.



Të tjera
10 vese që shkatërrojnë veshkat
Si t’i rezistoni dëshirës për ëmbëlsira
25 vende në botë që duhen vizituar