Me aktivitete të ndryshme, në Prishtinë u shënua 1 qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve!

Me aktivitete të ndryshme, në Prishtinë u shënua 1 qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve!

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet më 1 qershor në mbarë botën. Kjo ditë nuk është vetëm ditë Festive, por njëherësh 1 qershori shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve, shkruan KosovaPost.

Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Dy vjet më pas Festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.

Edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, është shënuar kjo ditë me aktivitete të ndryshme.

Kjo shihet edhe nga fotot e sigurua nga KOSOVA POST: