Një shtëpi është përfshirë nga flakët në Prizren, duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve.
Sipas Policisë së Kosovës, objekti i përfshirë nga zjarri ishte i braktisur dhe aty qëndronte një person i pastrehë. I njëjti ka deklaruar se zjarri ka shpërthyer aksidentalisht, pasi i ka rënë një bombolë gazi.
Njësitë policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku zjarri është lokalizuar pa u raportuar për të lënduar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë duke vazhduar.



Të tjera
Aksioni i Policisë: Mbyllen 9 lokale të muzikës live dhe 10 qendra masazhi
Zgjimi i hershëm nga gjumi ul rrezikun për kancer të gjirit
Aeroplani i Brazilit kthehet në shtëpi vetëm me një lojtar të ekipit kombëtar pas debaklit në Kupën e Botës