Prishtina sot dhe nesër do të jetë nikoqire e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Nën patronatin e presidentes, Vjosa Osmani, sot do të nis Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili do të zgjasë edhe ditën e martë.
Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete.
“Më 2 dhe 3 qershor, Prishtina bëhet edhe këtë vit vendtakimi i zërave nga e mbarë bota, të cilët do të ndajnë vizionin e tyre për ?Kodin e Sigurisë për Brezin Tonë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Policia njofton për ndryshimet në qarkullim, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe menaxhimin e trafikut rrugorë në vend, teksa mbahet edicioni i tretë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, më 2-3 qershor. Përmes një komunikate Policia thotë ajo do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut.



Të tjera
Thonjtë zbulojnë shëndetin tuaj, ndryshimet që ndodhin dhe çfarë kuptimi kanë
Digjet një shtëpi e braktisur në Prizren, dyshohet për shpërthim nga bombola e gazit
Mediumi spanjoll zbulon prapaskenat: Zinedine Zidane e refuzoi Real Madridin