Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u takua sot me ministrin e Jashtëm të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Osmani, në një postim në Facebook. tha se kjo vizitë dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Sot mirëprita Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković, i cili e pranoi ftesën time për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Prishtina sot e nesër do të jetë nikoqire e edicionit të tretë të kësaj ngjarje. Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete.



Të tjera
Thonjtë zbulojnë shëndetin tuaj, ndryshimet që ndodhin dhe çfarë kuptimi kanë
Digjet një shtëpi e braktisur në Prizren, dyshohet për shpërthim nga bombola e gazit
Mediumi spanjoll zbulon prapaskenat: Zinedine Zidane e refuzoi Real Madridin