Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka nisur edicionin e tretë me rrëfimin e Vanesa Sylejmanit, vajza e cila ka qenë dëshmitare e dhunimit seksual të nënës së saj nga forcat ushtarake serbe në luftën e fundit në Kosovë.
“Unë jam Vanesa Sylejmani, një fëmijë i luftës në Kosovë por që jam bërë shumë më shumë se kaq. Jam vajza e një gruaje të mençur, që u dhunua para meje në vitin 1999. Kur isha katër vjet, kam qenë dëshmitare e një lufte që ka qenë e projektuar që të ketë më shumë viktima se sa të mbijetuar”, tha ajo.
Sylejmani foli për ndikimin e madh që ka pasur kjo ngjarje në jetën e saj dhe të nënës së saj, si e mbijetuar e dhunës seksuale.
“Lufta ka viktima të shumta, edhe atëherë kur lufta ka mbaruar”, ka thënë ajo teksa ka treguar pamundësinë për t’u mbrojtur si fëmijë nga një regjim i tillë.
Prishtina sot e nesër do të jetë nikoqire e edicionit të tretë të kësaj ngjarje. Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete.
Të tjera
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë