Kosova është në mesin e pesë shteteve të Ballkanit Perëndimor ku do të implementohet projekti i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, “Integriteti Gjyqësor”.
Ky projekt ka të bëjë me fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit ndaj ndikimeve politike, mbështetjen e pavarësisë së prokurorive, rritjen e transparencës dhe qasjes së publikut në sistemin gjyqësor, përmirësimin e praktikës së shqiptimit të dënimeve, përforcimin e llogaridhënies dhe menaxhimit institucional, me theks të veçantë në luftimin e korrupsionit dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.
Prandaj sot në zyrën e Këshillit Prokurorial të Kosovës ishin mysafirë përfaqësuesit e projektit të ri rajonal të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, si dhe përfaqësues të Ambasadës Britanike në Kosovë, të cilët u pritën nga kryesuesi Ardian Hajdaraj.
Takimi, sipas KPK-së, kishte për qëllim prezantimin e projektit dhe diskutimin e mundësive për bashkëpunim të mëtejmë me Këshillin Prokurorial të Kosovës, në funksion të forcimit të integritetit institucional dhe avancimit të reformave në sistemin e drejtësisë.
“Ky projekt, që do të zbatohet në pesë shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, që implementohet nga organizata Security Criminal Justice Solutions, synon të mbështesë institucionet e drejtësisë për përmirësimin e standardeve të integritetit dhe llogaridhënies. Qëllimet kryesore të projektit përfshijnë, Fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit ndaj ndikimeve politike, Mbështetjen e pavarësisë së prokurorive, Rritjen e transparencës dhe qasjes së publikut në sistemin gjyqësor, Përmirësimin e praktikës së shqiptimit të dënimeve, Përforcimin e llogaridhënies dhe menaxhimit institucional, me theks të veçantë në luftimin e korrupsionit dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, thotë Këshilli Prokurorial.
Thuhet se të dyja palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për avancimin e standardeve evropiane të integritetit dhe sundimit të ligjit në sistemin prokurorial dhe gjyqësor të Kosovës.



Të tjera
Thonjtë zbulojnë shëndetin tuaj, ndryshimet që ndodhin dhe çfarë kuptimi kanë
Digjet një shtëpi e braktisur në Prizren, dyshohet për shpërthim nga bombola e gazit
Mediumi spanjoll zbulon prapaskenat: Zinedine Zidane e refuzoi Real Madridin