Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, ka bërë të ditur se Rusia nuk është pajtuar për një armëpushim gjatë takimit të bisedimeve për paqe në Turqi.
Gjithashtu theksoi se rusët kanë refuzuar takimin mes dy liderëve – kurse pajtim ka pasur vetëm për shkëmbim të burgosurve, transmeton Telegrafi.
Umerov ka bërë të qartë se Ukraina këmbëngulë në lirimin e të gjithë të burgosurve dhe civilëve që mbahen peng.
“Do të fokusohemi në të plagosurit, sëmurët dhe të rinjtë. Gjithashtu prioritet mbetet shkëmbimin i trupave të ushtarëve të rënë në betejë”, shtoi Umerov.
Ndryshe sot është mbajtur raundi i dytë i bisedimeve të paqes në Turqi, ku janë takuar pala ukrainase me atë ruse.



Të tjera
Reagon shkurt Hoti pasi konfirmohet bashkëpunimi me Osmanin, për çka ka qenë kundër
Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik
Bajrami dhe Hoti bojkotuan mbledhjen e Kryesisë ku u vendos për të garuar bashkë me Vjosa Osmanin