Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, thotë se Ukraina ka marrë memorandumin e Rusisë, duke shtuar se delegacionit do t’i duhet një javë “për të vendosur për hapat e mëtejshëm”.
Ai konfirmon se të dyja palët kanë “rënë dakord të shkëmbejnë të gjithë të plagosurit rëndë dhe të gjithë luftëtarët e moshës 18-25 vjeç”.
Trupat e ushtarëve të vdekur gjithashtu do të kthehen, shkruan BBC, transmeton Klankosvoa.tv
“Ne po bëjmë thirrje për punë të vërtetë për t’i dhënë fund kësaj lufte – armëpushim, veprime humanitare, takim udhëheqësish. Nëse Rusia është serioze, do të bjerë dakord. Nëse jo, duhet të pasojnë sanksionet”, thotë ai.
Umerov shton se ata kanë diskutuar gjithashtu një takim të mundshëm midis Zelensky dhe Putin, ndoshta duke përfshirë edhe Trump në fund të muajit.



Të tjera
Ndikimi i lëngut të panxharit në uljen e tensionit të lartë
Clement Turpin shpallet gjyqtari më i mirë në botë
Fansat e Kosovës, ndër më të zjarrtët në Evropë