Qendrat e shpërndarjes së ndihmave në Gaza janë mbyllur, pasi ushtria e Izraelit paralajmëroi se rrugët që të çojnë atje do të konsiderohen “zona luftarake”.
Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një rrjet ndihmash i mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, tha se qendra po mbyllen për “përditësim, organizim dhe përmirësim të efikasitetit”.
Të paktën 27 palestinezë u vranë pasi Izraeli hapi zjarr afër një pike ndihme, incidenti i tretë vdekjeprurës që ndodhi në një rrugë që të çonte në një qendër ndihme.
Ushtria izraelite tha se trupat e saj qëlluan me armë pasi identifikuan të dyshuarit që lëviznin drejt tyre “duke devijuar nga rrugët e caktuara të hyrjes nëpër qendra”.



Të tjera
Nëse kualifikohet në botëror, Kosova i merr të paktën 10.5 milionë dollarë
Qentë nuhasin kancerin?
Do të punojmë me të gjithë partnerët deri në heqjen e plotë të masave