Policia e Kosovës ka sekuestruar mbi 600 kilogramë duhan të përpunuar dhe të gatshëm për treg gjatë një aksioni të zhvilluar dje në komunën e Gjilanit.
Sipas njoftimit, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, është kryer një kontroll në një shtëpi dhe objektet përcjellëse, ku janë gjetur sasi të mëdha duhani të markave të ndryshme. Vlera e mallit në treg vlerësohet të jetë rreth 12,000 euro, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore kap shifrën afër 30,000 euro.
“Operacioni është realizuar nga Njësia e Task Forcës në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Kufirit – Lindje, pas pranimit të informatave për mallra të kontrabanduara që dyshohet se janë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale.
Mallrat e sekuestruara janë transportuar në terminalin doganor për trajtim të mëtejshëm, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga njësia kompetente policore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në “Facebook”.



Të tjera
3 shenjat më inteligjente të zodiakut
Kurti zotohet për investime në mbrojtje, shëndetësi, arsim e mirëqenie
Gazetarja dhe nëna e saj midis trupave të 25 palestinezëve të nxjerrë nga rrënojat në G@za