Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim bilateral në Qeverinë e Republikës së Armenisë nga kryeministri, Nikol Pashinyan, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit, Kurti shprehu falënderim për kontributin e forcave të armatosura armene në kuadër të KFOR-it, Qeverinë Armene për bashkëpunimin gjithnjë në rritje në mes të Armenisë dhe Kosovës, si dhe ftesën për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare “Yerevan Dialogue”.
“Bashkëbisedimi u përqendrua në mundësitë konkrete për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Armenisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, investime dhe tregti, si dhe në ndërtimin e urave të qëndrueshme përmes shkëmbimeve akademike dhe kulturore”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Si ta kuptosh që një lidhje “po të merr frymën”?
Pse grinden Ukraina dhe Izr@eli për grurin
Mësoni se si mund të shihni më mirë pa syze, sekretet që duhet t’i dini patjetër