Dhjetëra njerëz i janë bashkuar një marshimi tre-ditor kundër luftës në Izrael, sipas grupit që qëndron pas protestës.
“Standing Together” është një grup i vogël që është në rritje e sipër, kundër luftës në Gaza i përbërë nga qytetarë hebrenj dhe palestinezë të Izraelit.
Në një postim në X thuhet se pjesëmarrësit po marshojnë nga Tel Avivi drejt kufirit me Gazën si pjesë e një “lëvizjeje”. Grupi po bën thirrje për t’i dhënë fund luftës dhe për lirimin e pengjeve izraelite.
Në një përditësim, grupi thotë se ka arritur në pikën kufitare Kerem Shalom midis Rripit të Gazës dhe Izraelit.
Ndër tjera, ky grup shton se “qëndron kundër përpjekjes së aktivistëve të ekstremit të djathtë për të penguar hyrjen e ndihmave për njerëzit në Gaza”, shkruan BBC,



Të tjera
Parkinson mund të fillojë para lindjes
Të hiqen të gjitha masat e Kosova ta marrë statusin e kandidatit
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër