Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se në takimin me presidenten Vjosa Osmani si përfaqësuese e VV-së, ka propozuar tri data për mbajtjen e zgjedhjeve.
Në një konferencë për media, ajo ka theksuar se datat të cilat i parasheh VV-ja janë të mjaftueshme për t’iu dhënë kohë partive politike për t’u përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Haxhiu ka pohuar se datat të cilat i kanë propozuar si VV janë 5, 12 dhe 19 tetor.
E njëjta ka ripërsëritur deklaratën e saj që mund të mbahen në të njëjtën datë edhe zgjedhjet lokale, por edhe ato të reja nacionale nëse nuk konstituohet Kuvendi deri atëherë.



Të tjera
Mësoni se si mund të shihni më mirë pa syze, sekretet që duhet t’i dini patjetër
Haradinaj kujton m@sakrën e 3 majit 1999
Përleshje në avion, fluturimi nga Londra për në Antalia përfundon me ulje emergjente në Prishtinë