Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadoren e Holandës, znj. Karin Boven, ambasadorin e Finlandës, z. Matti Nissinen, dhe ambasadorin e Suedisë, z. Jonas Westerlund.
Në njoftimin e presidencës thuhet se zhvillimet e fundit në vend dhe situata e krijuar pas moskonstituimit të kuvendit, ishin temë diskutimi në këtë takim.
“Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në vend, situatën e krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit, si dhe në bashkëpunimin bilateral me shtetet përkatëse në fusha të ndryshme. Presidentja i falënderoi per përkrahjen e tyre në rrugëtimin tonë euroatlantik”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPost.



Të tjera
Merrni nga një lugë vaj kokosi çdo ditë për trup të shëndetshëm
444 veprime në dy muaj, aksione për lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë
Kurat natyrale kundër kollitjes dhe problemeve me frymëmarrjen