Seanca e shqyrtimit ndaj tre të akuzuarve për rastin e Banjskës B.S., V.T. dhe D.M, do të mbahet më 9 qershor, në ora 09:30.
Njoftimi u bë i ditur nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
“Duke pasur parasysh numrin e madh të mediave dhe monitoruesve të interesuar për të ndjekur këtë seancë gjyqësore, ju kujtojmë se është e nevojshme që pjesëmarrja në seancë gjyqësore të bëhet me një kërkesë paraprake. Për njoftimin tuaj kjo masë është administrative dhe organizative dhe nuk përbën kufizim të të drejtës për qasje publike, po ashtu nuk ka për qëllim të kufizojë transparencën, por synon ta bëjë këtë qasje më efikase, të organizojë dhe mundësojë një pjesëmarrje të drejtë dhe të menaxhueshme për koordinim institucional dhe sigurim të rendit në objekt të gjykatës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Të tjera
Deputeti gjerman kërkon që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së sa më shpejt
Mbahet shqyrtimi fillestar ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq
Bulliqi thotë se Podujeva do të bëhet me park bujqësor