Presidenti i Polonisë, Kaorl Nawrocki, ka falënderuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për mesazhin e urimit me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në Poloni, transmeton KosovaPost.
Përmes platformës “X”, presidenti polak është shprehur për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore dhe të turizmit mes Polonisë dhe Kosovës.
“Jam shumë mirënjohës për mesazhin tuaj, kryeministër Albin Kurti. Edhe unë jam i përkushtuar për të forcuar lidhjet tona ekonomike, shkëmbimin kulturor dhe turizmin, për të afruar edhe më shumë Poloninë dhe Kosovën,” ka deklaruar zyrtari polak në një reagim publik.
Të tjera
Jahjaga takon presidentin Obama në ShBA, kërkon mbështetje për Kosovën
Kosova duhet të jetë pjesë e plotë e Kartës së Adriatikut
Kosova me ngritje sensacionale në renditjen e FIFA-s pasi mposhti Suedinë