Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka kujtuar heroin e Kosovës, Agim Ramadani, në 63-vjetorin e lindjes së tij, gjatë një manifestimi të mbajtur në Zhegër të Gjilanit, përcjell KosovaPost.
Gërvalla tha se Ramadani ishte një “fisnik, vizionar dhe strateg i lirisë”, duke theksuar se ai dhe bashkëluftëtarët e tij e kanë kthyer idealin e lirisë në realitet historik për Kosovën.
Ajo bëri të ditur se në këtë ditë përkujtimore u organizua një manifestim tradicional, ku morën pjesë qytetarë nga pjesë të ndryshme, në nderim të jetës dhe veprës së tij.
“Sot, sikur të ishte gjallë, Agim Ramadani do të mbushte 63 vjeç. Një jetë e ndërprerë herët, por e kthyer në përjetësi përmes veprës dhe sakrificës së tij, në këmbim të më të shtrenjtës – lirisë”, ka deklaruar Gërvalla.
Ajo shtoi se komandanti i njohur me nofkën “Katana” nuk e humbi kurrë besimin në liri dhe drejtësi, ndërsa theksoi se sakrifica e tij dhe e të gjithë heronjve të Kosovës mbetet udhërrëfyes për të ardhmen e vendit.
“Sot e përherë i këndojmë Agimit. Sepse heronjtë e lirisë së Kosovës kanë vetëm ditëlindje”, u shpreh Gërvalla.



Të tjera
Presidenti i Zvicrës njofton për biseda të shkurta me kolegë në Jerevan, e përmend edhe Kurtin
Pesë gjëra që gjithmonë duhet t’i mbani sekret
Kurti takon kryeministrin britanik Starmer dhe liderë të tjerë në samitin në Armeni