Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, transmeton Anadolu.
Në një postim në llogarinë e mediave sociale të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës thuhet se gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Arabisë Saudite si dhe çështjet rajonale dhe globale.
Erdoğan deklaroi se Turqia vazhdon të mbështesë Palestinën në çdo fushë dhe se vendimi i Perëndimit për të hequr sanksionet ndaj Sirisë është i kënaqshëm.
Presidenti turk përgëzoi Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Salman për organizimin e suksesshëm të Haxhit dhe gjithashtu i uroi atij Kurban Bajramin.



Të tjera
Sot bëhet prezantimi i Bursës së Mobilitetit për studentë kosovarë
Si të zbuten ngërçet te bebet
Rakia si simbol i burrërisë shqiptare!?