Policia sot gjatë patrullimit në Malet e Sharrit, në rrugën për në Luboten, ka hasur një automjet tip xhip me rimorkio të ngarkuar me drunj të prera ilegalisht përcjell KosovaPost.
N; njoftim thuhet se pavarësisht sinjaleve të policisë për ndalim, personat e dyshuar kanë vazhduar lëvizjen, më pas në një rrugë malore kanë shkarkuar disa drunjë për të penguar policinë, i kanë vënë zjarrin automjetit xhip dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë, komandanti i stacionit policor, një njësi e NJRSH dhe janë njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar ‘Sharri’”, thuht në njoftim.
Policia shton se janë ndërmarrë veprime hetimore dhe është në proces identifikimi i të dyshuarve.



Të tjera
Investimi në arsim, investim në të ardhmen e Kosovës
Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë
5 teknika me të cilat do të komunikoni dhe ndikoni më mirë tek të tjerët