Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë festës së Kurban Bajramit në Mitrovicën e Veriut pati raste të nxitjes së përçarjes.
Sipas njoftimit nga ana e policisë, në rrugët në veri të vendit u vërejtën shkrime me përmbajtjen “Kosova është Serbi”, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me rastin, organet e rendit kanë nisur hetimet.
“Raportohet se në rrugë janë vërejtur shkrime me përmbajtjen Kosovo je Srbija. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.
Të tjera
Sa dëshmitarë kanë mbetur para 90 ditëshit të shqyrtimeve të gjyqtarëve- A po i afrohet fundi gjykimit në Hagë?
Polonia kërkon ekspertizë dronësh nga Ukraina
Kosova fiton katër pozita në renditjen e FIFA-s