Franca e ka siguruar vendin e tretë në UEFA Nations League.
“Gjelat” e mposhtën Gjermaninë me rezultat 2:0.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të zjarrtë, me dy kombëtare të mëdha që synonin mbylljen në mënyrën më të mire të këtij sezoni.
Ishte Kylian Mbappé ai që hapi serinë e golave, duke shënuar në minutën e 45-të pas një aksioni të shpejtë dhe të organizuar nga “Les Bleus”, transmeton Klankosova.tv.
“Die Mannschaft”, tentuan të kthehen në lojë në pjesën e dytë, por nuk arritën të gjejnë rrugën drejt rrjetës.
Përkundrazi, francezët e dyfishuan epërsinë me Michael Olise, I cili vulosi fitoren në minutin e 84-të, me një goditje të saktë nga brenda zonës.
Me këtë fitore, Franca siguron vendin e tretë në garën prestigjioze të UEFA Nations League, ndërsa Gjermania mbetet jashtë podiumit.
Ndërkohë, në orën 21:00 pritet të zhvillohet finalja e madhe mes Spanjës dhe Portugalisë, ku do të mësohet kampioni i ri i këtij edicioni.
Aty, përballë njëri tjetrit do të jenë Cristiano Ronaldo dhe Lamine Yamal.
Mbetet të shihet se kujt do t’I takojë ky trofe



Të tjera
39 vjeç, mosha kur partneri ka më shumë gjasa t’ju tradhtojë
Mjekja e Jolies tregon si të mposhtet kanceri
Pse gratë përballen me depresion pas lindjes