Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Komunën e Mitrovicës së Jugut, ku është takuar me kryetarin Bedri Hamza.
Sipas zëdhënësit të Qeverisë në dteyrë, në fokus të këtij takimi ka qenë puna e komunave dhe bashkëpunimi ndërmjet qeverisë dhe nivelit lokal për realizimin e projekteve që janë në shërbim të qytetarëve.
“Pas vizitës dhe takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, kryeministri Kurti ka vizituar sot edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza. Të dy takimet kanë pasur në qendër të diskutimit punën e këtyre komunave dhe bashkëpunimin ndërmjet qeverisë dhe komunave në realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Përparim Kryeziu për Dukagjinin.
Ky është takim i rrallë mes Kurtit dhe Hamzës, i cili vjen në një kohë kur vendi ndodhet në pritje të zhvillimeve të reja politike për krijimin e institucioneve.



Të tjera
Mungesa e gjumit ju çon në shtim të peshës
Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeveritar, projekte të mëdha e punë të mira na presin
Agjencia e OKB-së për migracionin paralajmëron për zhvendosje masive në Iran