Prishtina zyrtarizon dy transferimet e para për edicionin e ardhshëm

Prishtina zyrtarizon dy transferimet e para për edicionin e ardhshëm

Prishtina gjatë ditës së sotme (e premte) ka zyrtarizuar dy transferimet e reja për edicionin e ardhshëm, përcjell KosovaPost.

Njoftimi i plotë i Prishtinës:

FC Prishtina forcon radhët me mesfushorin 21-vjeçar Dren Zeqiri, i cili vjen nga Ramiz Sadiku.

Me energjinë dhe talentin e tij, Dreni do të jetë një shtesë e rëndësishme për skuadrën tonë në sezonin e ri.

FC Prishtina ka prezantuar përforcimin e radhës — mbrojtësin e ri të talentuar Drin Bajraktari.

Ish-futbollisti i Ramiz Sadikut, Ferizajit dhe Dinamo Ferizaj, tashmë do të jetë pjesë e bardhekaltërve për sezonin e ri.

Bajraktari synon të japë kontributin e tij në objektivat e klubit në garat vendore dhe ndërkombëtare.