Televizioni shtetëror i Iranit është bërë pre i një sulmi nga Izraeli gjatë një transmetimi live.
Në një video të publikuar në X, duket që gjatë transmetimit live, teksa spikerja jepte lajmet godina ku ndodhet televizioni duket se është tronditur nga një sulm. Spikerja largohet menjëherë ndërsa studioja e lajmeve mbulohet nga tymi.
Sipas The Jerusalem Post, një sulm i tillë ishte paralajmëruar nga Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili tha se “zëdhënësi i propagandës dhe nxitjes iraniane është në rrugën e zhdukjes”, duke shtuar se ka filluar evakuimi i banesave përreth.



Të tjera
Dhimbjet e frikshme të gjoksit që po i ngatërroni me atakun në zemër
Edhe në rigjykim, Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim për krime lufte në Saradran të Istogut
12 kadetë të FSK-së diplomojnë dhe betohen si oficerë të rinj